Mirë se vini në faqen zyrtare të KZAP
KZAP është themeluar bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (LZP) Nr. 03/L-073.
Neni 1 pika g (Qëllimi i Ligjit): krijimin dhe funksionimin e Komisionin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
KZAP është organ i përhershëm i pavarur kompetent për të vendosur në lidhje meankesat dhe apelet e lejuara që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor siç është caktuar me këtëligj dhe rregullat zgjedhore.
Kryetari i Gjykatës Supreme emëron anëtarët e KZAP-it nga mesi i gjykatësve tëGjykatës Supreme dhe gjykatave të qarkut. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Kryetari i GjykatësSupreme emëron anëtarët e KZAP-it brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve.
Anëtarët e KZAP-it shërbejnë për një mandat të ripërtërishëm prej katër (4) viteve.
Jurisdiksioni i KZAP’it lidhur me ankesat është caktuar në pajtim me kompetencat e dhëna nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në Ligjin mbi Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës – LZP (Ligji nr 03/L- 073) dhe Ligjin për Zgjedhjet Lokale në Republikën Kosovës (Ligji nr 03 / L-072).